SHKBSH është një organizatë jo-fitimprurëse që punon me të burgosurit dhe familjet e tyre. Ne jemi aktivë në 20 burgje dhe punojmë me njerëz të kishave të Shqipërisë për të arritur fëmijët dhe familjet e të burgosurve.
Misioni ynë është të ndajmë ungjillin e Jezus Krishtit dhe të thyejmë rrethin e varfërisë dhe pamundësirave. Ne përpiqemi të organizojmë aktivitetet tona dhe të jemi mbështetës për kishat lokale.
Kemi gjetur mundësi për të punësuar një kapelan partime (2 ditë në javë) me SHKBSH per burgun e Beratit.
Kandidati do jetë ndërmjetës midis të burgosurit(burgut), kishave të zones e Beratit dhe SHKBSH.
Kërkesat që kemi për kapelanin e ri janë si më poshtë:
Në përgjithësi kapelani është përgjegjës për këto çështje:
-
– Të ketë kontakt të mirë me të burgosurit dhe familjet e tyre
-
– Të ketë kontakt të mirë me administratën e burgut
-
– Të mbajë SHKBSH-në të informuar rreth progresit, ideve dhe mbështetjeve specifike
-
– Të kontribuojë në projekte të ndryshme që ofron SHKBSH për grupet që duam të arrijmë. Aktualisht janë: Angel Tree, Child Sponsorship Program, Winter Project, Diakonia, Restored Dignity and Dream Academy. Në të shumtën e rasteve kapelani është kryesisht përgjegjës për sigurimin e emrave dhe informacioneve të duhura te koordinatori përgjegjës i projektit.
-
– Të lidhet me kishat për të ndërtuar një rrjet aktiv vullnetarësh
-
– Të bëjë raportime të duhura
Kapelani është ‘merimanga në rrjetë’, që lidh SHKBSH-në me të burgosurit, familjet e tyre, adminstratën e burgut, mundësitë e projekteve, dhe me po aq rëndësi, me kishat lokale dhe anëtarët e saj! Aktivitetet e tij/saj kanë qëllim të sjellin njerëzit në njohjen e Jezus Krishtit dhe të ndihmojnë në përmirësimin e situatave të tyre në një nivel që më vonë ata të kenë mundësi të mbajnë vetë përgjegjësi për jetët e tyre.
Profili për funksionin:
Kapelani është aktivisht i përfshirë në shërbesën e kishës lokale
Kapelani ka përfunduar edukimin e Shkollës Biblike
Kapelani ka reputacion të mirë në kishat dhe shërbesat e kishës
Kapelani ka një qëndrim pastoral dhe aftësi të mira dëgjimi
Kapelani ka qëndrim pro-aktiv, plane dhe veprime përpara eventeve që organizohen
Kapelani është në dijeni të rëndësisë së komunikimit të mirë dhe është i aftë të regjistroj aktivietet në formë të organizuar
Kapelani ka personalitet të pjekur dhe është i aftë të komunikojë me të interesuarit e ndryshëm që janë pjesë e punës (të burgosurit, administratën e burgut, familjet, pastorët, drejtuesit e organizatave të tjera etj.)
Dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit para dt. 20 dhjetor 2021 në adresën reception@shkbsh.com.
Për më shumë informacion: Ylli Doçe 069-214 6927 ose Fred Westerink, 068-2013940.